Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese/ Ja sa socialistë mbështetën kandidaturën e Ardian Dvoranit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese/ Ja sa socialistë mbështetën kandidaturën e Ardian Dvoranit

Kuvendi ka votuar për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

 

Pas dy ditësh diskutime maratonë në Kuvend, Marjana Semini u zgjodh anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Semini mori 58 vota, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.

 

Advertisement

Duke qenë se asnjë nga kandidatët nuk plotësoi 84 votat e mjaftueshme, rrjedhimisht kandidatja e renditur e para mori postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

 

Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, tha Klotilda Bushka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy