Magjia e festave të fundvitit mbyllet më së miri nën larmishmërinë e programacionit të Vizion Plus. Mëngjesi nisi me “7 pa 5”, në një transmetim maratonë, ku dy moderatorët Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia së bashku me të ftuarit e kësaj puntate speciale bënë një përmbledhje të ngjarjeve dhe personazheve më të rëndësishme të vitit 2022.
Në orën 15 e 30 “Next” me moderatoren Greta Allushi, vjen për të informuar dhe argëtuar të rinjtë.
GRETA ALLUSHI
MODERATORE
Advertisement“Ne të ekranit jemi mësuar të themi që do të kemi gjëra të jashtëzakonshme çdo ditë por në fakt 31 dhjetor na gjen si asnjëherë më parë në “Next” me super performanca.”
Pasditet kalohen në studion e ngrohtë të Brikena Priftit, ku “Vizioni i Pasdites” për rreth 2 orë do të sjellë ngjarjet më pikante të vitit.
BRIKENA PRIFTI
MODERATORE
Advertisement“Ne jemi duke bërë një punë për të përfshirë çdo gjë që kemi lënë pas në 2022, profesione të cilat kanë qenë në krye të detyrës gjatë ndërrimit të viteve, si dhe do të bëjmë një udhëtim në vendet e botës se si po e presin vitin e ri.”
Pas lajmeve qendrore, Goni dhe Xhefri ju presin në emisionin satirik “Fake off” për të mbyllur një vit plot zhvillime.
AGRON LLAKAJ
MODERATOR
Advertisement
“Fatmirësisht ne shqiptarët nuk vuajmë për ngjarje, viti 2022 është një kartolinë përcjellje. Ajo që është dhe kryesorja dhe duam ta ndajmë me publikun është se “Fake off” ka zbuluar emrin e politikanit të lartë më datë 6 janar.”
XHEVAHIR ZENELI
Advertisement
MODERATOR
“Që do ketë arrestime do të ketë po ne kemi menduar ashtu si spak-u që të hanë bakllavanë e pastaj mendojmë e për vitin në vazhdim.”
Advertisement
Dhe sigurisht mbrëmja do t’ju gjejë të ulur në tryezat e shtëpive tuaja nën shoqërinë e “Vizionarëve”. Në orën 21.00 të zotët e shtëpisë, por dhe artistët më të njohur të këngës do të jenë aty për të kthyer faqen në vitin e ri.
PRANVERA BORAKAJ
Advertisement
MODERATORE
“Pas një viti të gjatë, pas një viti të mbushur me ngjarje, kemi një tjetër akoma dhe më të ngarkuar siç është 2023 dhe jemi në kohën e duhur për të festuar të gjithë.”
Advertisement
VILMA MASHA
MODERATORE
Advertisement
“Ishte një suprizë shumë e bukur për mua që ju bashkova familjes së vizion plus dhe një stafi që është gjithmonë i gatshëm për të bërë gjëra të bukura.”
REZART PRIFTI
Advertisement
MODERATOR
“Viti 2023 më duket pak numër i çuditshëm, por kam përshtypjen se do të shkojë mirë. Ndërsa një urim për shqiptarët sa më shumë të duan njëri-tjetrin.”
Advertisement
ERION ZEQIRAJ
SPIKER
Advertisement
“Për gjithë shqiptarët do doja të uroja një 2023 sa më të mirë dhe sa më shumë lajme të mira dhe sa më pak lajme të kronikës së zezë.”
Nën ritmet e muzikës do të udhëtojmë në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ndërsa artistët më të dashur dhe talentet e spektaklit “Gjeniu i vogël” urimin do ta përçojnë nëpërmjet këngës.
AUREL THELLIMI
KENGETAR
Advertisement
“Do të jetë një natë shumë e gjatë, do të jetë një natë me surpriza, ku thjeshtësia vjen në formën më të bukur përmes këngës dhe humorit. So të urojmë të gjithë njëzëri në dy mënyra në mënyrën e shpirtit dhe tingullit. Gëzuar!”
Mbrëmja e parë e vitit të ri sjell humorin përmes trupës së aktorëve të “ZuluLand”.
AGRON LLAKAJ
MODERATOR
Advertisement
“Ne jemi një nga ata në çdo tavolinë që urojmë me zemër dhe ofrojmë atë që është misioni ynë e qeshura.”
Maratona programore e Vizion Plus do t’ju shoqërojë edhe në 2 janar. Në orën 17:50 vjen koncerti “Wave simphony” e tenorit Gerald Murrja, ndërsa mbrëmja do t’i dedikohet “Nëntorit të shqiptarëve”.
Data 3 janar në orën 21.00 sjell në ekranin e Vizion Plus një ndër shfaqjet më të suksesshme të Teatrit të Operas dhe Baletit, “Kavaleria Rusticana”.