Vetëm 3 ditë kohë kanë mbetur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë dhe të regjistrohen në maratonën e Tiranës, e cila do ta kthejë kryeqytetin këtë të dielë në një arenë të madhe vrapimi, por dhe argëtimi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrjen e fundit për të gjithë ata që nuk duan të humbin shansin të jenë pjesë e maratonës, e cila këtë vit, ndryshe nga 4 edicionet e mëparshme, është licencuar edhe për garën e plotë 42 km për të gjithë sportistët profesionistë.
“Ditën e mërkurë, 13 tetor, ora 24:00 mbyllen regjistrimet për Maratonën e Tiranës! Mos e humb shansin për t’u bërë pjesë e eventit me të madh sportiv të kryeqytetit!
AdvertisementRegjistrohu tani në:
http://tiranamarathon.com
http://Easypay.al
Pikat e regjistrimit, i gjeni në videon më poshtë”, shkruan Veliaj në Twitter.
Maratona e Tiranës 2021 vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”, kategori kjo që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run”, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës.
ÇMIMET PËR FITUESIT:
Kategoria Marathon, 42K:
Vendi i tretë: 2000 Euro
Vendi i dytë: 3000 Euro
Vendi i parë: 5000 Euro
Kategoria Half Marathon, 21K:
Vendi i tretë: 1000 Euro
Vendi i dytë: 1500 Euro
Vendi i parë: 2000 Euro
Kategoria Tirana 10K:
Vendi i tretë: 500 Euro
Vendi i dytë: 600 Euro
Vendi i parë: 800 Euro
Kategoria “We too”:
Vendi i tretë: 300 Euro
Vendi i dytë: 400 Euro
Vendi i parë: 500 Euro.