Maqedonia e Veriut ka vendosur rregulla të reja për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e saj duke kërkuar certifikatën e vaksinimit. Ky vendim hyn në fuqi që prej datës 1 shtator.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";