Maqedonia e Veriut do të fillojë ditën e nesërme vaksinimin masiv të popullsisë kundër covid-19.
Mësohet se vaksinimi masiv do të bëhet me atë rusen “Sputnik V”. Vaksinimi do të bëhet në pikat në pallatin e sportit A1 Arena (salla “Boris Trajkovski” ).
Në këtë fazë, do të imunizohen qytetarët nga radhët më të rrezikuara që janë në kontakte të mëdha me njerëzit, si shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore etj.
Sipas planit, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik” të dhuruara nga Serbia do të bëhet në 48 pika.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ministri Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në “Boris Trajkovski” deklaro se do të vaksinohen rreth 4 mijë persona në ditë.