Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid Maqedonia e  Veriut ka paralajmëruar masa të reja kundër Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë të hënë në një konferencë për mediat theksoi se numri i të infektuarve është në rritje dhe apeloi deri tek qytetarët që të vaksinohen.

Ai tha se në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive, do të kërkojë që të vendosen masa të reja kufizuese.

Evidente është rritja e personave të infektuar me koronavirus, gjendja është më kritike në Tetovë, Gostivar, po rritet numri edhe në Strugë. Prej sot me punë do të filloj edhe Spitali Modular, në Qendrën klinike në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është biseduar edhe për një masë të re, ajo është që për hyrje dhe dalje nga vendi të kërkohet ose vërtetim për marrje të vaksinës, ose vërtetim që e keni kaluar Covid-19, ose PCR test jo më i vjetër se 72 orë”, deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se kjo masë do të vlejë për të gjithë qytetarët, edhe ata të RMV-së edhe të huajt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";