Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije sot për publikun se  do të blejë ilaçin Molnopiravir, i cili është ilaçi i vetëm kundër COVID-19.

Mediat vendase bëjnë me dije se MSH ka pohuar se janë në kontakte proaktive me prodhuesin e këtij ilaçi, kompaninë MSD dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë negociatat për blerjen e tij.

“Ilaçi Molonopiravir është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë për Covid 19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostikimit të virusit, dhe provat klinike të deritanishme tregojnë se shtrimi në spital me këtë ilaç zvogëlohet me 50%.

Ministria e Shëndetësisë thekson se ilaçi dhe vaksina kundër Covid-19 nuk mund të krahasohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaksinat e koronavirusit parandalojnë komplikimet e rënda dhe shtrimin në spital ose vdekjen.

Virusi Covid-19 ka mutacione dhe vaksinat janë më efektive në arritjen e imunitetit kolektiv për t’u mbrojtur kundër llojeve të reja të SarsCoV2”, thuhet në njoftimin e ministrisë.