Maqedonia e Veriut ashpërson masat kundër Covid-19: Kush nuk është i vaksinuar nuk ulet në kafene

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut ashpërson masat kundër Covid-19: Kush nuk është i vaksinuar nuk ulet në kafene

Në Maqedoninë e Veriut duke filluar që nga 16 gushti do të jetë e ndaluar të ulesh për kafe apo drekë nëse nuk je vaksinuar.

Në në çdo kafene apo restorant do të ketë një person përgjegjës që do të kontrollojë klientët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të detyruar të kenë të angazhuar persona të tillë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se aktualisht do të ndërpritet tërësisht aktiviteti i këtyre objekteve në hapësira të brendshme.

Mediat vendase shkruajnë se gjithashtu se Këshilli inspektoral mori sot direktivat se si duhet të zbatojnë protokollet e reja në objektet gastronomike dhe hotelerie që nga 16 gushti.

Advertisement

Qeveria maqedonase miratoi masa të reja në fundjavë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që do të hyjnë në fuqi nga e hëna e ardhshme.

Masat, ndër të tjera, parashikojnë ndalimin e plotë të të gjitha llojeve të eventeve dhe funksionimin e objekteve të hotelierisë së brendshme dhe certifikatën e detyrueshme të vaksinimit, të paktën me dozën e parë, në hyrje të një eventi ose objekti me më shumë se 30 persona të pranishëm jashtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy