Maqedonia e Veirut, gati të lejojë përdorimin e marijuanës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veirut, gati të lejojë përdorimin e marijuanës

Qeveria në Maqedoninë e Veriut po merr në konsideratë lejimin e përdorimit të marihuanës në kafe dhe vendet turistike në kryeqytetin, Shkup dhe në vendet e tjera turistike, si buzë liqenit të Ohrit, tha Kryeministri Zoran Zaev.

 

“Ideja është që të lejohet konsumimi i marihuanës në kafene, si në ato ekzistuese dhe ato të reja, dhe në vendet turistike, përfshirë Shkupin, nëse respektojnë disa standarde të ventilimit, provën e origjinës së marihuanës dhe kështu me radhë”, tha Zaev për Deutsche Welle .

 

Advertisement

Ai shtoi se qeveria parashikon një rregullim të rreptë në këtë sferë, duke marrë Amsterdamin në Hollandë si një shembull.

 

Kryeministri Zaev tha se kjo ishte pjesë e paketës së planifikuar të qeverisë të masave që synojnë stimulimin e ekonomisë, e cila është goditur rëndë nga kriza shëndetësore COVID.

 

Advertisement

Zaev, i cili në dy vitet e fundit ka premtuar një debat publik mbi këtë çështje, paralajmëroi se qeveria e tij Socialdemokrate nuk ka marrë ende ndonjë vendim përfundimtar dhe këmbëngul se nëse shumica në vend i thotë jo idesë, ai është i gatshëm të tërhiqet nga ky plan.

 

Maqedonia e Veriut ka lejuar që marihuana me përdorim medicinal të shitet në farmaci që nga viti 2016, kur qeveria e udhëhequr nga e djathta e VMRO DPMNE ishte në pushtet.

 

Advertisement

Që nga ajo kohë, prodhuesit e marihuanës legale kanë filluar të punojnë, mes kritikave nga disa OJQ pro-marihuanës se ligji është formuar për të ndaluar sipërmarrësit e vegjël të hyjnë në biznes dhe të lejojnë që vetëm investitorët më të mëdhenj të përfitojnë.

 

Sidoqoftë, vendi nuk e ka dekriminalizuar plotësisht përdorimin e kanabisit.

 

Advertisement

Të enjten, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç tha se ishte mirë që një debat publik po fillonte tani për dekriminalizimin e plotë të kanabisit.

 

“Një rregullim i cilësisë në këtë fushë mund të sjellë disa përfitime për vendin, të tilla si rregullimi i tregtisë së marihuanës, frenimin e kriminalitetit dhe natyrisht përfitimet ekonomike, kryesisht në sektorët e turizmit dhe mikpritjes,” tha Mariçiç.

 

Advertisement

Ndërkohë në rajon edhe Kroacia në fillim të këtij viti hartoi një ligj mbi legalizimin e plotë të kanabisit për qëllime medicinale dhe rekreative. Drafti aktualisht është në fazën e debatit publik.

Burimi: Balkan Insight

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy