Policia Rrugore ka bërë një bilanc për mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në një njoftim bëhet me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar 78 drejtues automjetesh.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, gjatë mbrëmjes së djeshme janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative 78 drejtues automjetesh:

– 21 masa për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 17 që kanë qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 20 pa vendosur targat në automjete;
– 20 për shkelje të tjera të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës mbetet e angazhuar për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të ndryshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve dhe që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";