Manja vizitë zyrtare në Londër: Finalizojmë marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Anglia, në fokus trajtimi i tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manja vizitë zyrtare në Londër: Finalizojmë marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Anglia, në fokus trajtimi i tyre

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u nis sot për një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të homologut Lordit Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërisë së Bashkuar, Alex Chalk.

 

Në qendër të këtij takimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

 

Advertisement

Përveç takimit me homologun e tij britanik, Ministri Manja do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë politik, siç janë takimet në Parlamentin dhe Gjykatën Supreme, me të cilin do të diskutojë mbi çështje të ndryshme të sistemit të drejtësisë.

 

Me rëndësi të veçantë për Ministrin Manja do të jetë vizita në burgun e meshkujve në Pentonville, ku do të takojë shtetasit shqiptarë që janë në pritje të dënimit nga gjykatat britanike. Kjo është hera e parë që një ministër drejtësie zhvillon një takim të tillë dhe ka në fokus kushtet e trajtimit të shtetasve tanë, problematikave që hasin, veçanërisht përsa i përket diskriminimit dhe paragjykimeve apo mundësive që kanë pasur për të komunikuar me familjet e tyre.

Gjatë vizitës në Londër, ministri do të zhvilloje një takim dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në fushën e drejtësisë dhe biznesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy