Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije se ditën e sotme vijnë mbi 7 mijë dozat e tjera nga kontrata me Pfizer, duke siguruar intensifikimin e procesit të vaksninimit.

 

“7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e qytetarëve. Do të vijojmë me Covaxin me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të COVAX, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”, tha Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur për situatën e shkaktuar si pasojë e COVID19, Ministrja Manastirliu deklaroi se, prej ditës së sotme, do të vijohet me aktivizimin e skenarit të parë të sptialeve rajonale për trajtimin e pacientëve COVID.

 

“Kemi arritur në fakt në mbi 500 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë, rastet edhe te moshat e reja kanë pësuar rritje, kemi rritje të pacienteve në reaminacione. Aktivizojmë nga sot skenarin e parë të spitaleve rajonale, duke filluar më spitalet rajonale të Durrësin e Shkodrës, e më tej me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë ngarkesa në spitale, do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë, në kapacitete të plota të spitaleve rajonale”, deklaroi Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke shigjetuar opozitën Manastirliu tha: “Zotimet e kujt nuk kanë respekt për peshën e fjalës që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra, kujt i drejton gishtin kolegëve kur vetë nuk denjon t’i jap një dorë në këtë kohë sfiduese, nuk janë zgjidhja. Zgjidhjen do ta gjemë siç kemi bërë deri më sot, bashkë”, deklaroi Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar nga foltorja e Kuvendit për zbatimin me përpikëmri të rregullave antiCOVID.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtimi i infektimeve mbetet një këmbanë alarmi. Nuk mund të rrezikojmë më familjarë nga mungesa e kujdesit dhe vigjilencës dhe të vendosim në vështirësi sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

 

Manastirliu the se po vijohet intesivisht edhe me testimin në pikat e testimit komunitar, duke realizuar deri tani mbi 90 mijë teste të shpejta, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklaratat Ministrja Manastirliu i bëri në Kuvend, ku prezantoi ndryshimet në ligjin për shëndetin mendor, për të rritur aksesin në shërbime.