Manastirliu takon mjekët e “Shefqet Ndroqit”: Nuk do të festojnë me familjarët e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu takon mjekët e “Shefqet Ndroqit”: Nuk do të festojnë me familjarët e tyre

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zgjodhi ta bëjë urimin e saj për stafet mjekësore nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

 

Ajo takoi ekipin mjekësor të COVID 2 dhe u shprehu falenderimet për punën dhe sakrificën e bërë gjatë periudhës së pandemisë.

 

Advertisement

“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë. E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu. Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë”, tha Manastirliu.

 

Ministrja uroi edhe pacientët që në këtë natë të ndërrimit të viteve nuk do të kenë mundësi të jenë pranë familjeve të tyre.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy