Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

Ministrja Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës.

 

“Jo vetëm që ka qenë një vit i vështirë ky i pandemisë, por ne nuk e kemi ndalur punën në asnjë moment në kantierin gjigand të shëndetësisë. Qoftë për maternitetin e Lezhës, që e shohim se si kanë ecur punimet dhe do të përfundojmë edhe përpara afatit. Qoftë për maternitetin e Beratit, për maternitetin e Kukësit dhe gjithashtu edhe për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku tashmë punimet kanë filluar”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Ajo shtoi se pervec investimeve në infrastrukturë në shërbim të fëmijëve të sapolindur është edhe ndihma financiare e ofruar nga qeveria, me bonusin e bebes, prej të cilit kanë përfituar mbi 72 mijë familje në dy vite.

 

“Me bonusin e bebes për çdo fëmijë të porsalindur, kemi mbështetur më shumë se 72 mijë familje nëpërmjet këtij programi që vendos në një start të barabartë të gjithë fëmijët dhe mbështet familjet e reja”, theksoi  Manastirliu.

 

Advertisement

Manastirliu i konsideroi spitalet rajonale pole të specializuara në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa tha se me rifillimin e specializimeve janë plotësuar shërbimet e munguara.

 

“Fakti që spitalet rajonale sot, ofrojnë shërbime, qoftë për të sëmurët me Covid, qoftë për raste ashtu sikurse në spitalin e Lezhës për raste të dyshuara apo për rastet postcovid, tregon që spitalet tona rajonale nuk janë vetëm spitale që referojnë në Tiranë. Por janë spitale që janë pole shërbimesh të specializuara, të cilat ofrojnë jo vetëm infrastrukturën e përshtatshme, teknologjinë e përshtatshme, aparaturat dhe gjithashtu kanë edhe ekipet e mjekëve të cilët në sajë të rifillimit të specializimeve kanë ardhur nëpër spitale dhe sigurisht garantojnë vijueshmërinë e shërbimit dhe shërbimet afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Përveç maternitetit të ri të Lezhës, po punohet edhe për maternitetit të Beratit, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy