Ëndërr disavjeçare që u bë realitet e quajti ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Maternitetin e ri të Lezhës.
Këtë të enjte, bashkë me kryeministrin Edi Rama, ajo inspektoi maternitetin dhe theksoi se qeveria ka investuar 2.9 milionë euro për këtë projekt.
“Është një maternitet i plotësuar me të gjithë standardet, i ndërtuar në një periudhë të vështirë, por ia dolëm. Një ëndërr shumëvjeçare për banorët e kësaj zone, e bërë realitet. Pas Maternitetit te Sarandës, maternitetit të Korçës, ky është materniteti i tretë që ndërtojmë plotësisht në mandatin tonë dhe ndërkohë që kemi për të përfunduar brenda këtij viti maternitetin e Beratit dhe Kukësit. Kemi filluar punën dhe për rindërtimin dhe rehabilitimin për maternitetin ‘Mbretëresha Geralidinë’ në Tiranë.”
Materniteti i Lezhës ka kapacitet 50 shtretër, salla lindjeje, 2 salla interventesh kirurgjikale dhe njësinë e terapisë intensive.