Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë më shumë se 22 mijë qytetarë që po marrin shërbim mjekësor nga mjekët e familjes për COVID-19.

 

Duke vënë në pah rolin e mjekëve të familjes në menaxhimin e pandemisë, Manastirliu deklaroi në “Facebook” se qytetarët duhet të kontaktojnë me ta për të përfituar rimbursimin e ilaçeve për virusin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“#Krenare për punën e palodhur të ekipit mjekësor të qendrës shëndetësore nr.8 në Porto Romano dhe për të gjithë armatën e mjekëve dhe infermierëve të kujdesit parësor në çdo cep të vendit. Më shumë se 22 mijë qytetarë me #COVID19 po ndiqen dhe trajtohen nga mjekët e familjes, me përkushtim e profesionalizëm, duke u kujdesur për ecurinë shëndetësore të çdo qytetari. Garantojmë terapitë e mjekimi 100% #falas për pacientët me COVID19 në forma të lehta dhe të moderuara, që trajtohen në banesë.  Kontaktoni mjekun tuaj të familjes për ta përfituar menjëherë paketën e rimbursimit.  Nëse nuk e dini kush është mjeku juaj, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar”, tha Ogerta Manastirliu.