
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë më shumë se 22 mijë qytetarë që po marrin shërbim mjekësor nga mjekët e familjes për COVID-19.
Duke vënë në pah rolin e mjekëve të familjes në menaxhimin e pandemisë, Manastirliu deklaroi në “Facebook” se qytetarët duhet të kontaktojnë me ta për të përfituar rimbursimin e ilaçeve për virusin.
“#Krenare për punën e palodhur të ekipit mjekësor të qendrës shëndetësore nr.8 në Porto Romano dhe për të gjithë armatën e mjekëve dhe infermierëve të kujdesit parësor në çdo cep të vendit.
Më shumë se 22 mijë qytetarë me #COVID19 po ndiqen dhe trajtohen nga mjekët e familjes, me përkushtim e profesionalizëm, duke u kujdesur për ecurinë shëndetësore të çdo qytetari.
![]()
Garantojmë terapitë e mjekimi 100% #falas për pacientët me COVID19 në forma të lehta dhe të moderuara, që trajtohen në banesë.
Kontaktoni mjekun tuaj të familjes për ta përfituar menjëherë paketën e rimbursimit.
Nëse nuk e dini kush është mjeku juaj, telefononi në linjën e gjelbër
0800 40 40 për ta mësuar”, tha Ogerta Manastirliu.