Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se ka dyshime se variantet e reja të virusit kanë mbërritur edhe në Shqipëri.
Dyshimet, sipas saj, nisen nga numri i lartë të infektuarve në ditët e fundit dhe nga riinfektimet që po ndodhin.
Për një përgjigje më saktë, ministrja tha se janë dërguar mostra në laborator për të kryer verifikimet e nevojshme.
“Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reja në vend sepse vihet re një qarkullim më i madh i virusit tek moshat e reja. Kemi raste të riinfektimeve dhe prandaj kemi dyshime për ardhjen e varianteve të reja të virusit. Do të çojmë mostra për verifikim për të parë nëse dyshimet tona janë të vërteta. Rritja ka edhe disa shkaqe të tjera, që lidhet me moszbatimin e masave, sipas rekomandimit, me neglizhencën.”