Mallra kontrabandë dhe mosdeklarim shitjesh, policia kontroll biznesve online, fshehën 1 milionë e 500 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mallra kontrabandë dhe mosdeklarim shitjesh, policia kontroll biznesve online, fshehën 1 milionë e 500 euro

Krimi ekonomik ka zhvilluar kontrolle në 13 biznese të ndryshme në Tiranë e Krujë, ku ka rezultuar se tregtonin mallra kontrabandë dhe nuk deklaronin shitjet.

Policia njofton se bëhet fjalë për biznese të cilat kryesisht operonin online, teksa si pasojë janë ndaluar 4 persona, janë proceduar në gjendje të lirë dy, si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

“Gjatë operacionit:

– janë ndaluar shtetasit F. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, Y. I., 45 vjeç, banues në Paskuqan, M. V., 32 vjeç, banues në Durrës;

Advertisement

– janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë;

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve L. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, F. Q., 34 vjeçe, banuese në Durrës, dhe A. I., 47 vjeç, banues në Paskuqan.

Subjektet e lartpërmendura tregtonin mallra të ndryshme dhe kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, nëpërmjet rrjeteve sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Tik-Tok”, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur produkte kontrabandë, në RSh”, njofton policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se këto subjekte nuk kanë deklaruar rreth 1 milionë e 500 mijë euro shitje.

Advertisement

Gjithashtu, janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy