Mali i Zi merr vendimin: Turistët që infektohen me Covid-19 do të mjekohen falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mali i Zi merr vendimin: Turistët që infektohen me Covid-19 do të mjekohen falas

Në 24 orët e fundit në Malin e Zi u regjistruan 95 raste me COVID-19 dhe 3 viktima, ndërsa 148 pacientë u shëruan. Podgorica po bëhet gati për hapjen e sezonit turistik ashtu si shtetet e tjera.

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovinić Bojović deklaroi se shteti do të mbulojë të gjithë trajtimin e turistëve që infektohen apo përfundojnë në spital me COVID gjatë qëndrimit në Malin e Zi.

Qeveria ka marrë një vendim që turistët që sëmuren me Covid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe shtrohen në spital, trajtimi do të mbulohet nga shteti” tha ajo.

Testimi PCR për turistët që kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në dy mënyra, njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe do të kryhet falas, ndërsa do të jenë në gjendje për të marrë tamponë dhe në laboratorë privatë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy