Javët e fundit në Mal të Zi është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19. Nisur nga kjo situatë organet shëndetësore të shteti fqinj kanë ashpërsuar masat.

Për të hyrë në Mal të Zi mundesh sipas katër kritereve të përcaktuara:

1.Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.

2.Test PCR jo më shumë 72 orë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3.Vërtetim që ke kaluar COVID-19 jo me pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID-19

4.Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

“Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, ata dërgohen në një izolim katërmbëdhjetë ditor i cili mund të përfundojë pas ditës së gjashtë për të hyrë në Malin e Zi me një test PCR negativ ”, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galić në konferencën e sotme për shtyp.

“Të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është i disponueshëm në të gjitha pikat kufitare dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik,” ka shtuar ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu në dasma dhe ditëlindje dhe festa të tjera pjesëmarrja do jetë me masat e më sipërme. Këto masa vlejnë nga data 20 gusht deri në 10 shtator.