Malaj pro protestës: Kanë rrënjë sociale dhe do vijnë në rritje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Malaj pro protestës: Kanë rrënjë sociale dhe do vijnë në rritje

Vrasja e të riut Klodian Rasha shkaktoi protesta në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Tipologjia e protestës duket se nuk ka qenë e njëjtë në ato qytete, ku pati organizim shoqëror.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype, këshilltari strategjik i PAA-së, Arben Malaj, lidhur me protestën u shpreh se se ishte pro protestës.

Sipas tij, këto tubime kanë rrënjë sociale dhe do të jenë në rritje.

“Kam mbajtur qëndrim gjatë gjithë kohës edhe kur Partia Socialiste digjte goma të bllokonte rrugët kombëtare në prag sezonesh turistike kur ishim në opozitë. Kam mbajtur qëndrim në Parlament që as nuk i bija bilbilit dhe as nuk pëprlasesha kurrë me kolegët, sepse mendoj që ka hapësira të plota që ne të imponojmë atë që duhet të bëjmë më mirë. Jam kundër gjithë fushatës që vetëfinancohet nga Rama, që justifikojnë çdo gjë të keqe që bën qeveria.

Advertisement

Ajo që dua të them si ekonomist është që protetsat kanë një rrënjë sociale dhe do të vijnë gjithnjë e më tepër në rritje, sepse është e theksuar që nga Schileri që individi është një qenie e arsyeshme, por individi si pjesë e turmës është një kokëngjeshur që nuk ndikohet më në lëvizjen e tij, çka do të thotë që protetsat kanë riskun që të dalin jashtë kontrollit dhe ajo që duhet ta menaxhojë duhet të jetë mënyra e sjelljes me të cilën Policia reagon ndaj protestave”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy