Makinat “kokë më kokë” me njëra-tjetrën/ Aksident në aksin Fier-Mallakastër, detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makinat “kokë më kokë” me njëra-tjetrën/ Aksident në aksin Fier-Mallakastër, detajet e para

Aksident ne aksin Fier- Mallakastër, në fshatin Lalar.

 

Mësohet se dy automjetet, të dyja të tipit mercedes benz janë përplasur kokë më kokë me njera tjetrën.

 

Advertisement

Deri tani nuk raportohet për viktima,  ndërsa ka persona të plagosur. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur mjekë të urgjencës të spitalit fier si dhe uniformat blu.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

 

Advertisement

Fier / Informacion paraprak

 

Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

 

Advertisement

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy