Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi këtë të premte paradite në aksin Shkodër-Lezhë.

Tre makina janë përfshirë në aksidentin pranë fshatit Kakarriq.

Të gjithë të plagosurit kanë qënë në një mjet, drejtuesi dhe tre pasagjere.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë  në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.Drejtuesit e dy mjeteve të tjera  shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.