Makina përplas të miturin 12-vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas të miturin 12-vjeç

Një 12-vjeçar u perplas nga nje makine ne aksin rrugor Harizaj-Spille, bashkia e Rrogozhines.

 

Sipas policise, shtetasi B. B., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Nderkohe, drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar ne polici.

 

Aksi Harizaj-Spille eshte mjaft i frekuentuar gjate veres pasi sherben si rruga e vetme qe te con drejt bregdetit te Spillese.

 

Advertisement

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në  njoftimin e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy