Makina përplas motorin në Korçë, një i plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas motorin në Korçë, një i plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen nr. 16 në Korçë.

Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor drejtuesi i të cilit ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 21:40, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, motomjeti me drejtues shtetasin E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.

Advertisement

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy