
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas.
Sipas policisë rreth orës 15:30, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.