Një 19-vjeçare u plagos në një aksident rrugor mesditën e kësaj të hëne në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17, pranë terminalit të autobusëve. E reja ishte duke kaluar tek vijat e bardha kur u përplas nga një makinë tip “Mini Cooper” që drejtohej nga një 27-vjeçar.

 

Nga goditja e fortë, 19-vjeçarja mori plagë të shumta në trup. Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë, ndërsa u shoqërua në polici shoferi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Berat, një çift bashkëshortësh u plagos në një aksident rrugor. Ata ishin duke lëvizur me një motor por humbën kontrollin dhe u përplasën me një makinë tip “Benz”, që ishte parkuar në anë të rrugës.

 

Ndërkohë në Cërrik, një i moshuar u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit. Ai po lëvizte me një motor në afërsi të fshatit Mollas, kur u përplas me një makinë tip ”BMW”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";