Merr flakë në lëvizje e sipër një makine në tunelin Tiranë-Elbasan. Për fat të mirë drejtuesi I mjetit shtetasi G.Q, nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa makina është djegur tërësisht.
Tiranë/Informacion paraprak
Advertisement
Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.