Makina me targa italiane përplaset kokë më kokë me “Fordin”, njëra nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina me targa italiane përplaset kokë më kokë me “Fordin”, njëra nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i lënduar

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit.

Mësohet se një Mercedes me targa italaine me drejtues shtetasin E.B, është përlasur kokë më kokë me një “Ford” me drejtues shtetasin v.D.

Si pasojë, njëri nga shoferët ka mbetur i lënduar. Ndërsa përplasja mes mjeteve ka qenë aq e fortë, sa njëra nga makinat ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.

Shoferi i lënduar është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë pasi është në gjendje shoku./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy