Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit të automjeteve, në të gjthë vendin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Makina inteligjente dhe radarët automatikë, kanë qenë në monitorim të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik, i cilësuar si aks me risk për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpejtësi të papranueshme në Rrugën e Kombit, deri në 218 km/h, në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve ishte akoma i lartë.
Ndërsa në aksin Milot-Rubik e anasjelltas, në orët e mbrëmjes janë konstatuar shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h, në një aks pa ndriçim, në të cilin po kryhen punime nga enti pronar i rrugëve.

 

Si rezultat i skanimit të automjeteve me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot:
٠janë pezulluar 78 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h; janë pezulluar 17 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h në aksin Milot-Rubik, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h;

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

٠janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj;
٠janë evidentuar 59 drejtues automjetesh në shkelje të dyfishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit;
٠janë evidentuar 53 drejtues të tjerë mjetesh në shkelje të dyfishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit;

 

٠janë evidentuar 81 drejtues mjetesh në shkelje të trefishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit.
Janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 16 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë ditës së sotme, makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";