Një 15-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Korçë, në aksin rrugor Dishnicë-Çiflig. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës së mbetjeve urbane. Sipas policisë, 15-vjeçari dhe vëllai i tij 2-vjeçar kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës, kur mjeti i tyre është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.
Nga shpejtësia e madhe, mjeti tip BMW ka marrë përpara disa metra të barrierës, e cila ka hyrë brenda makinës, duke i shkaktuar plagë të shumta 15-vjeçarit që ndodhej në sendiljen e pasagjerit.
I mituri ka gjetur vdekjen, sapo ka mbërritur në spital, ndërkohë që vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit mund të ketë kryer një parakalim të gabuar dhe nga shpejtësia tej normave të lejuara e ka pasur të vështirë të mbajë mjetin nën kontroll. Për pasojë është spostuar në krahun e kundërt të rrugës nacionale.