Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte. Policia në njoftimin për media bën me dije se në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë makina e cial drejtohej nga 38 vjeçari B.S ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.
Si pasojë e kësaj, humbi jetën drejtuesi i mjetit, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
AdvertisementSi pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.