Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fier, ku 28-vjeçarja Irvana Hyka u vra brutalisht me thikë nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçar Demokrat Medinaj.
28-vjeçarja ishte shtatzënë në javën e gjashtë të shtatëzanisë. Krimi makabër , raporton Vizion Plus, ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur ndërsa shkak dyshohet të ketë qënë një debat mes çiftit.
E reja u godit mbi 30 herë me thikë në të gjithë trupin çka bëri që të humbiste jetën në vend. Pas krimit Demokrat Medinaj, u largua me shpejtësi nga banesa.
Por 29-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.
I riu dyshohet të ketë bërë vetëvrasje pasi nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të spitalit të Fierit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Nga ana tjetër familjarët e Irvana Hykës kanë hapur dyert e mortit. Ata
kanë mohuar që çifti i të rinjve të ketë pasur më herët konflikte.
Lajmin e kemi marrë në mënyra private dhe nga televizori. Ajo ka lënë 2 fëmijë të mitur. Këto gjëra do shikohen më pas
Advertisement
Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Fierit ndodhi në lagjen “Sheq i Madh” rreth orës 17:20.