Për ish-ministren e Integrimit Majlinda Bregu, shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut nuk i shërben as Brukselit e as rajonit. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Bregu sqaron se procesi i integrimit nuk mund të jetë pa data, duke vënë në dukje se çdo ditë e vonuar nuk e ndihmon rajonin të bëhet më i mirë.
MAJLINDA BREGU
SEKRETARE E PERGJITHSHME E RCC
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Procesi i integrimit europian të vendeve tona nuk lindi për të mos pasur një datë dhe për t’u shtyrë sa herë i afrohemi datës. Lindi si një proces transformimi për ta kompletuar të gjithë kontinentin europian edhe me vende të cilat nuk ishin pjesë e tij edhe për shkak të historisë.”
Bregu, e cila e ndjek procesin e integrimit prej vitit 2007, thekson procesi duhet bazuar mbi meritë, duke mos lejuar që mosmarrëveshjet mes dy vendeve ta bllokojnë atë
“Nuk është një situatë e cila i bën mirë as rajonit dhe nuk i bën mirë nga ana tjetër as Bashkimit Europian. Sepse duke nisur nga elementi më i thjeshtë është një çështje e një procesi negociues dypalësh, premtimesh të dhëna, metodologjie të caktuar dhe problemet bilaterale mund të lindin herë pas here. Sot ka një problem mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nesër mund të ketë një problem tjetër mes një vendi anëtar dhe një prej vendeve tona, që do të thotë që procesi pastaj mbetet gjithmonë e më pak i prekshëm.”
Bregu prej 3 vitesh drejton këshillin e bashkëpunimit rajonal i cili sot ka publikuar barometrin për Ballkanin, ku bie në sy se pavarësisht se procesi i integrimit bëhet gjithnjë e më i ngadaltë, mbështetja e qytetarëve për bashkimin europian sa vjen e rritet dhe 62% e qytetarëve të rajonit e mbështesin anëtarësimin në BE.
Por nëse qytetarët kanë besim te Brukseli, ata nuk kanë besim tek partitë politike. Për më tepër ata kanë më pak besim tek partitë sesa tek qeveria, pasi 71 % e tyre rendisin forcat politike si institucionin ku besojnë më pak.
“Sepse partitë politike iu duken si isntitucionet më pak demokratike dhe duke qenë më pak demokratike prodhojnë pastaj qeveri më problematike.”
Por temën e demokracisë së brendshme në parti Majlinda Bregu e njeh mirë. Për shkak të kritikave ndaj kryetarit Basha ajo u hoq nga lista e kandidatëve për deputet, nga kryesia e PD dhe për herë të parë ajo zbulon se e kanë hequr edhe si anëtare të Partisë Demokratike.
“Meqë po flasim për parti politike dhe demokracinë e brendshme, ju jeni anëtare e PD, cfarë menduat kur patë zgjehdjen e Lulzim Bashës për një mandat të tretë në krye te PD? Nuk ka çfarë të mendoj më asgjë për situate të cilat i kam patur të qarta edhe vite më parë. Por bën mirë që ta bësh këtë pyetje edhe në PD, sepse unë nuk e kam parë veten në asnjë vend si anëtare e PD, as për të votuar. Madje në fushatën zgjedhore më rezultonte që edhe në seksionet e pd nuk figuroja më si njeri i partisë demokratike. Kështu që më mirë pyet në PD se ku e kanë listën e anëtarësisë dhe ku i kanë anëtarët”
TITRA 2:
“NEGOCIATAT, JO PENG I KONFLIKTIT”
MAJLINDA BREGU: SHTYRJA E DATES NUK I BEN MIRE AS RAJONIT DHE AS BE-së