Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti, siguron për mbështetjen franceze në prioritetet e Qeverisë Kurti, sipas tij për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin e Kosovës me Europën.

Veç kësaj, Macron theks të veçantë i ka dhënë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ku jep qëndrimin e tij se zgjidhja e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, është sfidë madhore me të cilën duhet të përballet Qeveria Kurti.

”Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është një sfidë madhore, me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin, nën kujdesin e Bashkimit Europian”.

”Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin europian të Kosovës, sikurse të Serbisë’’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen time të plotë”.

Mes tjerash presidenti francez, kryeministrit kosovar në këtë letër i ka bërë një ftesë për vizitë në Paris.

”Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave. Duke përsëritur urimet e mia më të mira në detyrat tuaja të reja, ju lutem pranoni zoti Kryeministër, konsideratën e vlerësimit tim më të lartë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";