
Në bashkinë e Lushnjes janë numëruar 117 qendra votimi nga 157 gjithësej.
Kryesuese është kandidatja e PS, Eriselda Sefa me 15253 vota ose 57.78 %, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano me 8416 vota dhe më pas, kandidati i PD, Indrit Sefa me 2729 vota.
Advertisement
Kujtojmë këtu, që falë votimit elektronik është shpallur fituesi i bashkisë së Vorës. Në këtë bashki, fitues është shpallur kandidati i PS, Blerim Sheraj.
Një tjetër bashki që ka përfunduar numërimin është ajo e Rrogozhinës, ku ka fituat bindshëm kandidati i PS, Edison Memolla.
Advertisement