Lulzim Basha, ka dalë në një konferenë shtypi të përbashkët me Vjosa Osmanin, Presidenten në detyrë të Kosovës.

Kryetari i PD tha se sapo të bëhet kryeministër i Shqipërisë do vazhdojë të mbështesë fuqishëm dialogun Serbi-Kosovë.

Ai siguroi se ka si qëllim njohjen e ndërsjelltë të shteteve dhe hapjen e rrugës së integrimit evropian.

“Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam, tek nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare që vazhdojnë të pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve dhe një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe asnjë pengesë tarifore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është minimumi natyrisht duke pasur parasysh gjendjen e dy vendeve tona dhe obligimin ndaj të rinje dhe e dimë se  ardhmja ka fytyrën e rinisë së Shqipërisë dhe të Kosovë. Ndaj do të bëjmë gjithçka për të forcuar ekonomitë tona dhe rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve për të rindërtuar jetën.

Dhe çështja e tretë që diskutuam është se Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha potencialet e lidershipit politik për të luftuar kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Dua të shpreh mirënjohje e thellë për mesazhet e qarta dhe pa ekuivoke të znj. Osmani shprehur edhe gjatë ditës së djeshme dhe të siguroj popullin e Kosovës e si kryetar i opozitës dhe nesër si drejtues dhe nip i Kosovës se duhet ta dini se shumë shpejt do të keni fuqinë e plotë të mendjes së Shqipërisë në krahun e Kosovës”, tha Basha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";