Lulzim Basha “djeg” deputetët e 2017/ Të gjithë emrat që ikin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lulzim Basha “djeg” deputetët e 2017/ Të gjithë emrat që ikin

Lulzim Basha nuk u përball me asnjë kritikë apo debat në forumet e partisë ku miratoi me unanimitet emrat me të cilët Partia Demokratike do të kërkojë fitoren në 25 prill.

 

Lista e kandidatëve të opozitës, raporton Vizion Plus, nuk pati surpriza të forta e reflektoi frymën mbi bazën e të cilës u zgjodhën drejtuesit politikë nga Lulzim Basha disa javë më parë.

 

Advertisement

Lulzim Basha do të kryesojë Tiranën; dhe paraardhësi i tij Sali Berisha është pozicionuar i pesti në listën e kryeqytetit; listë e cila ka brenda edhe aleatët Mediu, Dule e Idrizi.

 

Basha ka zgjedhur të çojë në Lezhë në krah të Mark Markut, analistin Agron Gjekmarkaj e në Elbasan shkrimtaren Flutura Açka; dy figura që përbëjnë risitë kryesore të ekipit të Partisë Demokratike.

 

Advertisement

Por ajo që bie në sy, shton Vizion Plus, është se Lulzim Basha ka vendosur të lejë jashtë listës gjysmën e grupit parlamentar që doli nga zgjedhjet e vitit 2017 e që dogjën mandatet në shkurtin e 2019.

 

Nga 39 deputetë që PD mori asokohe; 18 nuk janë fare në listën e kandidatëve ose janë në pjesën jo fituese të listës. Për herë të parë pas 25 vjetësh Genc Pollo nuk do të jetë më deputet. Vetë Pollo ka sqaruar se “vendosi të mos kandidojë për deputet pasi mundësitë nuk i gjykoi të përshtatshme.”

 

Advertisement

Pollo nga 2001 deri në 2008 drejtoi PDR; deri sa ajo u shkri me partinë demokratike

 

. Sot në listën e Lulzim Bashës nga PDR janë dy kandidatë për deputet; Kreshnik Collaku e Ferdinand Xhaferri, ky i fundit është zgjedhur nga Basha në shkelje të vendimit të kryesisë pasi është kryetar i degës së PD Durrës; i cili është kriter ndalues.

 

Advertisement

Në listën e kandidatëve mungon Florion Mima; por mësohet se vetë Mima ka zgjedhur të mos jetë pjesë e parlamentit.

1/3 e anëtarëve të kryesisë së PD ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputet ose jashtë pozicioneve të sigurta.

 

Bie në sy se Lulzim Basha vendosi të mos e marrë parasysh vendimmarrjen e komisionit të njohur me emrin “Ruli” duke futur në listën e kandidatëve për deputet emra që ky komisioni i skualifikoi; si Tritan Sheu, Luan Baci, Lindita Metaliaj e Ervin Salianji.

Advertisement

 

I vetmi aleat që Lulzim Basha ka vendosur jashtë pjesës fituese të listës e që rrezikon të mos jetë më deputet, është kryedemokristiani Nard Ndoka, i cili renditet i 8 në Shkodër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy