Luksi dhe droga, britanikët nxjerrin detaje të reja për pilotin grek: “Spiuni” që i vuri pas Carolinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luksi dhe droga, britanikët nxjerrin detaje të reja për pilotin grek: “Spiuni” që i vuri pas Carolinës

Mediat britanike ngulojnë në skenarin e ri që paraqesin në lidhje me natën fatale kur Babis Anagnostopulos mbyti gruan e tij, 20-vjeçe në sy të foshnjës.

“Mirror” dhe “Daily Mail” japin versionin e një skenari të ri “të errët”, i cili deri më sot nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet greke. Ky skenar ngre dyshime që Babis Anagnostopoulos mund të ishte përfshirë në trafik droge.

Shtypi britanik aludon se zbulimi që mund të kishte bërë Caroline për aktivitetet e paligjshme të burrit të saj mund të jetë arsyeja që mund t’i ketë çuar në konflikt dhe piloti shkoi drejt vendimit ekstrem.

Policia greke dyshon se Babis Anagnostopoulos e vrau gruan në mënyrë që t’i “mbyllte gojën” kur nëna e re zbuloi se ai po e përdorte helikopterin e tij për të transportuar drogë” shkruan “Mirror”.

Advertisement

Blerja e fundit e një ngastre toke me vlerë 170,000 euro” sipas “Mirror” por edhe “pushimet luksoze, të tilla si udhëtimi i fundit në Dubai, duket se kanë bërë që oficerët e policisë të besojnë se piloti mund të jetë i përfshirë në trafik droge” thuhet më tej në artikull.

Një tjetër burim i tha “The Sun” se kohët e fundit piloti po e mbikëqyrte gruan e tij dhe madje kishte instaluar një aplikacion gjurmimi në telefonin e saj celular për të kontrolluar lëvizjet.

Piloti ka mohuar akuzuat, por edhe thashethemet për përfshirjen e një personi të tretë në marrëdhënien e tij me Caroline.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy