Deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili theksoi se beteja sapo ka filluar dh enuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Spaho shprehet se betejat e Bashës janë imagjinare dhe qesharake. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ironizuar kryedemokratin duke i kujtuar gafën e bërë prej tij pak kohë më parë “7×7=42”.
Advertisement
“Beteja sapo ka filluar…me mullinjte e eres. Kemi 9 vjet qe na con ne “beteja” por nuk dime perse luftojme dhe me ke luftojme. Luftrat e tua jane imagjinare deri ne qesharake. Kujdes me deklarimin qe je zgjedhur me 85% te votave te anetareve. Ka plot fakte dhe deshmitare. Nuk eshte 7×7=42”, shkruan Spaho.