
Dy vatra zjarri raportohen në fshatin Panaja dhe Kërkovë,të njësisë administrative Novoselë të bashkisë Vlorë.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja me 8 tonë ujë, bashkë me 4 efektivë zjarrfikës.
Efektivët po punojnë për lokalizimin e flakëve edhe pse për shkak të terrenit puna për shuarjen e flakëve të zjarrit është edhe më shumë e vështirë.
Nderkohe ne Lushnje, ne ullishten e Njesise Karbunare per ore te tjere zjarri ka djegur mbi 10 hektare siperfaqe te mbjelle me ullinj.
Advertisement
Pas gati 7 oresh zjarrefikesit e Lushnjes dhe te Fierit kane bere te mundur shuarjen e flakeve.
Paraprakisht besohet se jane djegur mbi 4 mije rrenje ullinj.