Ky është momenti i përplasjes me armë zjarri të ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës në Sarandë, ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi dhe një turist.

Në videon e siguruar nga Vizion Plus dëgjohen të shtëna të vazhdueshme si dhe të bërtitura të personave të përfshirë në konflikt.

Shkëmbimi zjarrit mes biznesmenit 35-vjeçar, Spiro Iljadhi dhe tre të rinjve nga Tepelena zgjat rreth një minutë ndërsa e gjithë skena i ngjan një filmi aksion.

Në momentin e përplasjes me armë, në lokal ndodheshin dhe shumë pushues të tjerë të cilët u larguan me shpejtësi të frikësuar. Nga të shtënat u rrezikua edhe jeta e banorëve të zonës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me ngjarjen u arrestua biznesmeni Spiro Iljadhi dhe 33-vjeçari Redjan Hatëri. Ndërsa janë në kërkim dy vëllezërit Andrea Çaushi 35 vjeç dhe Visi Çaushi 33-vjeç.

Po ashtu u ndalua nga policia dhe 32-vjeçari Luan Obznova pasi dyshohet se do të digjte lokalin ku ndodhi përplasja me armë zjarri me qëllim zhdukjen e provave.

Sipas dëshmive të dhëna  gjithçka nisi pas largimit të tre prej autorëve nga ambientet e lokalit nga ana e pronarit Spiro Iljadhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";