Sot pasdite mblidhet komisioni qe do te organizoje procesin zgjedhor per kryetarin e ri te partise demokratike. Ende pa kaluar 24 ore  nga ngritja e ketij komisioni, Eno Bozdo nuk ka pranuar te behet pjese e tij.

Bozdo nje dite me pare ishte nje nga anetaret e kryesise qe kerkoi qe PD pertej procesit te manipulimit te zgjedhjeve te shohe edhe gabimet e saj dhe abstenoi gjate votimit per nisjen e procesit te zgjedhjeve per kreun e PD.

Pervec Fatbardh Kadillit, pritet qe perballe Bashes te garoje edhe nje kandidat i grupitmit “per PD” , por ende ky grupim nuk e ka vendosur emrin e demokratit qe do te kerkoje voten e anetaresise ne emer te nje projekti te ri.

Nderkaq anetari i grupimit “per PD” Bujar Nishani ka kritikuar qasjen e Lulzim Bashes gjate mbledhjes se forumeve dje. Ne nje postim ne rrjetet sociale, kryetari i keshillit kombetar Nishani  akuzoi bashen se ka vetem nje qellim; te mbaje karrigen e kryetarit te PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të lulzim bashës dhe platformës së asgjesimit të partisë demokratike !” Shkruan kryetari i keshillit Bujar Nishani.