
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për mediat, e cila do të mbahet në orët e mbrëmjes.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i qeverisë ka shoqëruar njoftimin me foton e një qytetari rus që përqafohet me një ukrainas.
Advertisement
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan kryeministri.