
Zëvendës ministrja e Jashtme, Megi Fino ka folur lidhur me situatën në Ukrainë.
Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Fino u ndal tek sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Ajo theksoi se sanksionet do të jenë të rënda për ekonominë ruse dhe do e bëjnë Rusinë të rikonsiderojë sërish pozicionin e vetë.
Advertisement
“Sanskionet do të jenë të rënda për ekonominë ruse. Nuk do të jetë një efekt që do funksionojë menjehrë, por pasojat e tyre të rënda do e bëjnë Rusinë të rikonsiderojë sërish pozicionin e vetë. Sansionet do sjllin pasoja të mëdha”, tha Fino.