Lufta në Ukrainë/ Dhjetëra qytetarë protestojnë para ambasadës ruse në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë/ Dhjetëra qytetarë protestojnë para ambasadës ruse në Tiranë

Dhjetëra qytetarë, ukrainas dhe shqiptarë, janë mbledhur përballë ambasadës ruse në Tiranë këtë të diel në kryeqytet, për të protestuar kundër agresionit rus.

 

Me pankarta në duar, qytetarët thërrasin njëzëri: “Ndaleni luftën, ne e duam Ukrainën”.

 

Advertisement

Protestuesit kanë valvituar edhe një flamur ukrainas përpara ambasadës.

 

I pranishëm në protestë ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, i cili përcolli një mesazh.

 

Advertisement

“Sot nuk do flasim as për politikë as për diplomaci, por për jetën. Dua ti drejtohem popullit shqiptar. Duam të theksojmë se sot është një popull paqësor. Dua të them që sot flasim për paqe. Mendoj që duhet të ndalohet lufta. Ne sot mendojmë për Ukrainën dhe për Evropën…Dua të falënderoj popullin shqiptar për ndihmën”.

 

Sot, presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur në gatishmëri forcat bërthamore ndërsa deklaroi se po shtohet retorika agresive e perëndimit kundër Moskës.

 

Advertisement

Ndërkohë, Ukraina ka paditur Federatën Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke kërkuar gjithashtu që të lëshojë një urdhër urgjent që Rusia të ndërpresë sulmin e saj të paligjshëm ndaj Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy