Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar për luftën në Ukrainë.
Përme një postimi në rrjtete sociale, Basha është shprehur se zgjidhja për krizën Ukrainë-Rusi është dialogu.
Advertisement
“Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria & SHBA, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.
Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, shkruan Basha.