Kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Vlorës, Luan Rama ka ngritur akuza se përfaqësues të ‘Rilindjes’ po tentojnë të manipulojnë procesin e votimit. Në një deklaratë për mediat Luan Rama tha se përfaqësues të Partisë Socialiste dhe funksionar publikë po presin që qytetarët të mbarojnë procesin e votimit dhe më pas të sigurohen për votën e tyre.
Kandidati për deputet i LSI-së ka denoncuar përpjekjen për intimidimin e qytetarëve në disa shkolla të Vlorës, konkretisht në shkollën ’24 Maji’, ‘Rilindja’ dhe disa raste në Sarandë.
Deklarata e plotë:
“Më lejoni që nga Vlora të ftoj qytetarët të shkojnë në votime dhe të shprehin verdiktin e tyre të pakushtëzuar nga askush.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Dua të evidentoj disa probleme kryesore që janë shfaqur në qarkun e Vlorës.
Në disa qendra votimi ka përpjekje nga përfaqësues zyrtarë, punonjës së administratës shtetërore apo funskionarë të ‘Rilindjes’ të cilët me listat e zgjedhësve në qendrat e votimit, bëjnë përpjekje për të orientuar apo për të kontrolluar qytetarët lidhur me votën e tyre.
Pasi qytetarët dalin nga procesi i votimit, përfaqësues të PS i presin jashtë qendrës për t’u siguruar në lidhje me votën e tyre.
Është një përpjekje e dëshpëruar dhe ne kemi marrë masa në të gjitha qendrat e votimit duke i përzënë këta trafikantë apo patronazhistë që përpiqen të manipulojnë procesin e votimit”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Luan Rama i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kujdeset për praninë e siglave politike në qëndrat e votimit