Luan Rama: Përfaqësues të Rilindjes po tentojnë të manipulojnë procesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luan Rama: Përfaqësues të Rilindjes po tentojnë të manipulojnë procesin

Kandidati për deputet dhe drejtuesi  politik i LSI-së në qarkun e Vlorës, Luan Rama ka ngritur akuza se përfaqësues të ‘Rilindjes’ po tentojnë të manipulojnë procesin e votimit. Në një deklaratë për mediat Luan Rama tha se përfaqësues të Partisë Socialiste dhe funksionar publikë po presin që qytetarët të mbarojnë procesin e votimit dhe më pas të sigurohen për votën e tyre.

Kandidati për deputet i LSI-së ka denoncuar  përpjekjen për intimidimin e qytetarëve në disa shkolla të Vlorës, konkretisht në shkollën ’24 Maji’, ‘Rilindja’ dhe disa raste në Sarandë.

Deklarata e plotë:

“Më lejoni që nga Vlora të ftoj qytetarët të shkojnë në votime dhe të shprehin verdiktin e tyre të pakushtëzuar nga askush.

Advertisement

Dua të evidentoj disa probleme kryesore që janë shfaqur në qarkun e Vlorës.

Në disa qendra votimi ka përpjekje nga përfaqësues zyrtarë, punonjës së administratës shtetërore apo funskionarë të ‘Rilindjes’ të cilët me listat e zgjedhësve në qendrat e votimit, bëjnë përpjekje për të orientuar apo për të kontrolluar qytetarët lidhur me votën e tyre.

Pasi qytetarët dalin nga procesi i votimit, përfaqësues të PS i presin jashtë qendrës për t’u siguruar në lidhje me votën e tyre.

Është një përpjekje e dëshpëruar dhe ne kemi marrë masa në të gjitha qendrat e votimit duke i përzënë këta trafikantë apo patronazhistë që përpiqen të manipulojnë procesin e votimit”

Advertisement

 

Luan Rama i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kujdeset për praninë e siglave politike në qëndrat e votimit

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy